Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, është i ftuar në “Përballë”, ku është pyetur nëse Basha është zhgënjimi më i madh në raportet politike. Nishani tha se dikur ka besuar se Basha mund të ishte një zgjedhje e mirë për PD, por rezultoi një projekt i dështuar, i paaftë dhe i pazoti për të qenë lidër.

“Askush nuk është i pagabueshëm. Nuk kam qenë pjesë e zgjedhjes së Bashës si kryetar i PD sepse kam qenë president, por kam menduar dhe besuar që zgjedhje më e mirëe për PD në atë kohë ishtë zoti Basha.

Mendoja se do ishte i zoti dhe i aftë dhe do kishte kulturën e mjaftushem për të ndërtuar ekipin e duhur. Pra kam qenë i gabuar dhe njëriu mund të gabojë, por e rëndësishme është se si reflekton, apo mbetesh peng i gabimit.

Rezultoi një projekt i dështuar për PD. E ka mbyllur ciklin për të qenë lider i PD, sepse kur dështon e ke dhe një shans të dytë, por kur dështon dhe për herë të dytë dhe për herë të tretë”, shtoi Nishani.