Klubi i vogël në Gjermaninë perëndimore, FC Elversberg, po jeton një ëndërr që pas ngjitjes së tyre në Bundesligë. Të shtunën ata debutuan përpara tifozëve të tyre në elitën e futbollit gjerman duke i surprizuar të gjithë me fitoren 3-2 kundër Bayer Leverkusen.

Të drejtuar prej dy sezonesh nga trajneri Vincent Wagner, djemtë e FC Elversberg shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë me Petkov dhe Campbell (minutat 8 dhe 9), përpara se në fillimin e pjesës së dytë Mokwa Ntusu të realizonte golin e tretë që hodhi ‘Aspirinat’ në tapet.

Paçka se Leverkusen ngushtoi shifrat me Schick dhe Kofane në fundin e sfidës, tri pikët folën për vendasit që nga përralla kanë kaluar në realitet, duke marrë fitoren në ndeshjen e parë historike të klubit në Bundesligë.