Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e akuzoi Policinë e Shtetit në totalin e vet si të korruptuar, pa etikë para qytetarit dhe shumë herë të vënë në shërbim të bizneseve të paligjshme dhe vendosi afatin 100 ditor për të bërë shembuj konkret, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thirrur këtë të premte në mbledhje zv.drejtorët e policisë.
Sipas News24, në këtë takim janë të pranishëm edhe shefat e komisariateve. “Asnjë ditë më shumë, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark”, ishte qëndrimi i prerë dhe i qartë i shefit të qeverisë.