Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë në datën 6 korrik. AAC ka publikuar listën e fluturimeve që do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.
Njoftimui i plotë: Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.
✈Air Albania ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET) ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)
✈Alitalia AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET) AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)
Ju ftojmë të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme. Duke ju falënderuar për vemendjen