Qeveria norvegjeze ka marrë masa paraprake shtesë për shkak të variantit shumë ngjitës Delta, duke shtyrë kështu lehtësimin e kufizimeve antiCOVID-19.

“Faza e katërt e planit të hapjes, e planifikuar nga qeveria, do të shtyhet të paktën me dy javë”, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Hoie, duke cituar këshillën e ekspertëve të shëndetësisë. “Vendimi, nëse do të vazhdohet me fazën e katërt, do të rivlerësohet në mes të gushtit”, shtoi Hoie.

Sidoqoftë, sipas informacionit të qeverisë, do të bëhen disa ndryshime në fazën aktuale të lehtësimeve. Ato përfshijnë lejimin e fëmijëve dhe të rriturve të marrin pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore jashtë rajoneve dhe qarqeve të tyre, ndër të tjera.