Pas kërkesës së kompanisë Pfizer se nevojitet një dozë e tretë e vaksinës antikovid sidomos pas përhapjes së variantit Delta, ka reaguar OBSH-ja. Sipas deklaratës të OBSH-së nuk ka të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se nevojitet një dozë e tretë.

“Ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nëse një dozë e tretë e Pfizer do të na mbrojë më shumë nga Covid-19”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se të dhënat mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes pas marrjes së dy dozave, por edhe nëse një dozë përforcuese do të ishte e dobishme dhe për cilat grupmosha nuk janë të mjaftueshme.

Njoftimi i OBSH-së vjen pasi Pfizer tha se do të kërkonte nga rregullatorët e SHBA-së miratimin e një dozë të tretë të vaksinës brenda muajit të ardhshëm, për shkak të rrezikut të riinfektimit gjashtë muaj pas vaksinimit duke marrë parasysh përhapjen e Delta-s.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë në një deklaratë të përbashkët, se amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese të një vaksine kundër Covid-19 tani. Pfizer dhe BioNTech po planifikojnë të zhvillojnë një vaksine të re që synon në mënyrë specifike variantin Delta.