OBSH bën thirrje për kujdes të shtuar dhe thekson se ekziston mundësia që të përhapen variante te reja edhe me te rrezikshme se ato aktualet në qarkullim.
Aktualisht Agjencia Evropaine e Barnave konfirmon efikasitetin e vaksinave edhe kundër varianteve të reja të shfaqura deri më tani. Sipas EMA këto cikle vaksinash ofrojnë mbrojtje ndaj gjithë mutacioneve përfshirë këtu edhe Deltën, dhe evitojnë hospitalizmin e shfaqjen e sëmundjes me simptoma të vështira.
Por alarmi i ri mbërrin nga zyra e Komitetit të Emergjencës së OBSH që paralajmëron për përhapje të varianteve të reja më të rrezikshme e më të vështira për t’u vënë nën kontroll të Sars Cov 2, duke bërë më të vështirë ndalimin e epidemisë dhe duke e zgjatur në kohë.
Ndërkohë EMA rithekson se ende nuk ka siguri të plotë sesa zgjat mbrojtja nga vaksina dhe nëse do të ishte e nevojshme një dozë e tretë.