Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë në mbrojtje të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, pas sulmeve të fundit nga njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët kanë kërkuar shpalljen e tij non grata në Shqipëri.
“Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.
Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre.
Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij.
Sigurisht që amb. Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar, shkruan Xhaçka.