OSBE/ODHIR i ka dhënë vulën e fundit të ligjshmërisë zgjedhjeve të 25 prillit, zgjedhjet më demokratike të mbajtura në 30 vjet në vendin tonë.
Njëkohësisht, raporti përfundimtar i publikuar ditën e djeshme rrëzon alibinë e masakrës elektorale, një alibi e përdorur me sukses nga Lulzim Basha për të justifikuar humbjen, të paktën deri në rizgjedhjen e tij si kryetar i PD më parë gjatë muajit korrik.
Raporti përfundimtar, si çdo raport ka disa mënyra për t’u lexuar. Pa dyshim, zgjedhjet nuk ishin perfekte dhe rekomandimet e përhershme (rekomandime që bëhen edhe për zgjedhjet në SHBA apo Gjermani), gjatë ditës do të qarkullojnë të amplifikuara si skandale në portalet e opozitës.
Megjithatë, përtej politizimit të raportit, këto janë togfjalët kyçe që duhen lexuar nga raporti përfundimtar.
• Zgjedhjet u organizuan mirë nga administratra zgjedhore
• KQZ e riformatuar me tre degë kryesore mori përsipër përgjegjësi të zgjeruara, të përmbushura në mënyrë të përshtatshme
• Modeli pilot i zgjedhjeve elektronike, pjesë e marrëveshjes politike dhe reformës zgjedhore të vitit 2020 rezultoi i suksesshëm
• Vëzhguesit ndërkombëtarë përgëzojnë unanimisht përdorimin e sistemit të ri të identifikimit elektronik përmes shenjave të gishtërinjve, një sistem që ka minimizuar rrezikun e votimit të dyfishtë, votës familjare apo votimit në vend të dikujt tjetër në ditën e zgjedhjeve
• Një proces gjithpërfshirës dhe konkurrues, në zgjedhjet e 25 prillit u regjistruan në KQZ 10 parti politike, dy koalicione kombëtare dhe 5 kandidatë të pavarur.
• E drejta thelbësore e grumbullimit të lirë u respektua gjatë fushatës dhe të gjithë subjektet elektorale mundën të zhvillonin një fushatë të lirë, pavarësisht kufizimeve apo gjobave të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19
• Në të gjitha qendrat ku ishin të pranishëm vëzhguesit ndërkombëtarë, procesi i votimit ishte i qetë dhe sekreti i votës u respektua përgjithësisht.