OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme ne disa zona në kryqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve.

Energjia do të ndërpritet në këto zona të Tiranës: Ish- UEM, Rruga “Bab Rexha”, Fabrika e Biskotave, zona pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Kongresi I Lushnjes”, rruga “Ndre Mjeda”, Laprakë, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci” dhe rruga “Vangjel Note”.

Njoftim për abonentët #Tiranë:

Stakim, 19 korrik

Për shkak të punimeve për demontimin e urave të transformatorit 35/6kV në NST Zogu i Zi, në date 19 korrik gjatë intervalit kohor 08:00-10:00 do të stakohet pjesërisht energjia elektrike në këto zona në Tirane:

Ish- UEM, Rruga “Bab Rexha”, Fabrika e Biskotave, zona pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Kongresi I Lushnjes”, Rruga “Ndre Mjeda”, Laprakë, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci”, rruga “Vangjel Note”.