Dy javë pas operacionit, Papa Françesku mbajti meshën tradicionale të së dielës, ku përshëndeti besimtarët nga dritaja e Vatikanit. “Le të ndalojmë vrapimin e furishëm të diktuar nga axhendat tona. Le të mësojmë se si të bëjmë një pushim, të fikim celularin ”, tha Papa Françesku në fjalimin e tij të përjavshëm nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, duke i buzëqeshur turmës.

Qindra njerëz ishin mbledhur në sheshin me diell dhe brohorisnin kur ai u shfaq në dritaren e hapur.Pas 10 ditësh në spitalin e madh katolik në Romë, Papa Francçesku u kthye në shtëpinë e tij në Vatikan më 14 korrik.

Ai kreu një ndërhrje kirurgjikale më 4 korrik pas problemeve shëndetësore në zorrë.