Politikani Behgjet Pacolli ka treguar për rrugëtimin e tij gjatë kohë që qëndroi në Zvicër. Në një postim në Facebook, biznesmeni thotë se u largua nga puna 30 vite më parë pa dëshirë, ndërsa sot ka themeluar kompaninë e tij.
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa deshirën time, i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë! Atje kisha punuar 13 vjet. Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit. Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u tërhoqa nga pozita. Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.
Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë” Aktualisht Behgjet Pacolli është një ndër biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë, si dhe aksioneri kryesor i Mabetex Group, një kompani ndërtimi dhe e inxhinierisë civile me bazë në Zvicër.