Mbi 93 mijë seanca dialize janë kryer falas nga janari 2021, duke i’u siguruar pacientëve akses dhe cilësi për këtë shërbim jetik.
Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Paketa e Shërbimit të Dializës ku përfshihen ekzaminimet e nevojshme, vendosja e fistulës ose grafitit dhe kryerja e procedurës së dializës është shërbim që financohet 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Pacientët përfitojnë 10 shërbime spitalore si dializa, transplanti i veshkave, trapia e flakjes akute, pacemaker definitiv, angiografi koronare, angioplastikë koronare, interventet valvolare, interventet kongenitale, bypass koronar, implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.
Këto paketa financohen 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.