Cristiano Ronaldo është rikthyer në Torino, për t’i nisur përgatitjet me Juventusin për sezonin e ri 2021/22. Ronaldo ka qenë në pushim që prej eliminimit të Portugalisë nga Euro 2020 në rrethin e 16 më të mirëve, pas disfatës ndaj Belgjikës më 27 qershor. Ai pritet të raportojë për stërvitje të hënën në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventusit.
Sulmuesi 36-vjeçar është futur në vitin e fundit të marrëveshjes me bardhezinjtë në kohën kur thashethemet për të ardhmen e tij vijojnë. Ronaldo, i cili besohet se javët e fundit i kaloi në Mallorca me familjen e vet, ateroi në Torino të dielën me aeroplanin e vet privat.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Juventus të hënën para se t’i bashkohet skuadrës për t’u përgatitur për sezonin e ri 2021/22.
#CR7 è atterrato a Torino: domani è atteso alla Continassa // CR7 has landed in Turin: he is expected at Continassa tomorrow ??? @Goalitalia @Goal pic.twitter.com/go311pIDWY
— Romeo Agresti (@romeoagresti) July 25, 2021