Washington Post do të bëjë të detyrueshme vaksinat anti-Covid për punonjësit e saj. Të gjithë personat që punojnë në gazetën amerikane do të duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi, tha kryeredaktori i gazetës, Fred.
Ky vendim i atribuohet përhapjes së variantit Delta. Disa kompani amerikane kanë shtyrë afatin e rihapjes së kompanive për shkak të përhapjes Delta. Apple njoftoi javën e kaluar se do të vonojë rihapjen e zyrave deri në tetor, një muaj më vonë se sa e kishte planifikuar.
Washington Post, në pronësi të miliarderit Jeff Bezos planifikon të rihapë zyrat e saj për të gjithë punonjësit nga 13 Shtatori dhe 3 herë në javë.
Sidoqoftë, ata që do të punojnë në zyra do të duhet të tregojnë se janë vaksinuar plotësisht të vaksinuar.