Puntatën e sotme në “Trotuar” në “E Diell” ishte e ftuar Sindi Loçi, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila doli e vetme nga programi, pasi nuk e gjeti shpirtin e saj binjak. Por vëmendjen më të madhe në fillim të programit, Sindi e mori pasi deklaroi publikisht se ishte e virgjër, gjë për të cilën më vonë edhe u gjykua, apo që i solli përplasje me konkurrentet e tjera. E sot në Trotuar kur është pyetur nëse është akoma e virgjër, ajo nuk ka pranuar që të tregojë të vërtetën.

Është një pyetje e fundit që bën publiku dhe thotë: A është Sindi akoma e virgjër? Sindi: Mendoj se tani nuk kam pse të jem në një emision që duhet të përgjigjen e sinqertë. E pyetur nëse zemra e saj është akoma bosh duke kërkuar, apo nëse dikush ka hyrë në jetën e saj, Sindi sërish nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, e ndërsa qesh, thotë se nuk ka koment.

Sindi ka folur edhe për marrëdhënien që kishte brenda emisionit me Muratin. Ajo tha se për të ka pasur pëlqim real, por dyshimet që ajo kishte sa i përkiste ndjenjave që ai mund të kishte ndaj saj, iu vërtetuan kur ai e la për Olën. “Për Muratin kam pasur në pëlqim real, ndjenjë gati-gati, por nuk arrita dot që të kapërceja dyshimet e mija që në fund fare mu vërtetuan. Murati nuk kishte një interes ndaj meje siç e kisha një unë një pëlqim ndaj tij”, tha Sindi.