Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në konferencën “forcimi i drejtësisë penale nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të drejtësisë”, ka dhënë mesazhe të forta pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshin Ballkanin Perëndimor.

Urdhri parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cenim të sigurisë kombëtare, si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti kërkoi shtrirjen e urdhrit edhe për Shqipërinë, ai ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash, në Ballkanin perëndimor.

Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre”, tha Kim.