Abc News
LIVE
Përhapja e variantit “Delta” në Greqi, ekspertët i sugjerojnë qeverisë vaksinimin e fëmijëve 15-17 vjec.
Specialistët e shëndetit në Greqi pritet që t’i sugjerojnë menjëherë qeverisë që të nisë vaksinimi i fëmijëve të moshës 15-17 vjeç.
“Ne do të sugjerojmë menjëherë vaksinimin e fëmijëve nga 15 deri në 17 vjeç, “ tha Profesoresha e Sëmundjeve Infektive Pediatrike dhe anëtarja e Komitetit të Ekspertëve Vana Papaevangelou.
“Deri më tani kemi pasur adoleshentë mbi 18 vjeç. Do ta sugjerojmë, jemi në diskutimet përfundimtare për formulimin e propozimit”.
Siç shpjegoi ajo, tek personat mbi 12 vjeç, mundësia e transmetimit rritet, ndërsa solli në vëmendje se Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç. Vaksina e prodhuar nga Pfizer është aprovuar që nga viti i kaluar për personat mbi 16 vjeç.
Sidoqoftë, Papaevangelou theksoi se vaksinimi i fëmijëve nuk mund të jetë i detyrueshëm. Profesoresha bëri gjithashtu të ditur se vaksinat e tjera përveç Pfizer mund të aprovohen në korrik.