Përgjimet e publikuara së fundmi në mediat italiane të kryemafiozit italian Totò Riina kanë tërhequr vëmendjen edhe në Shqipëri. I bujshëm është njëri prej këtyre përgjimeve i zbardhur nga gazeta “Il Fatto Quotidiano” ku flitet se si “Capo dei capi” kishte kontaktuar një shqiptar ekspert ekslozivësh në atentatet e tij që u morën jetën gjykatësve dhe prokurorëve.
Identiteti i këtij shqiptari mbetet ende mister për më tepër që bëhet fjalë për ngjarje të para viteve “90 dhe kur shqiptarët ishin ende të mbyllur brenda kufijve. Në prej përgjimeve flet për përgatitjet e atentatit me shpërthim eksplozivi ndaj gjykatësit Rocco Chinnici, ngjarje e ndodhur në 29 korrik 1983 në Palermo.
Në përgjime del se në momentin e mbushjes së makinës me eksploziv në një garazh ndodhej edhe një shqiptar. Nuk dihet sa të vërteta janë kë raportime, por i pari që ka reaguar është Sali Berisha. ““Capo dei capi” Toto Rina në regjistrimet e antimafjes italiane flet për një shqiptar specialist eksplozivi që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej.
Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anëtar i Ndragetës, por përgatiste autobombat me te cilat mafia italiane kryente aktet terroriste. Nga Shqipëria në atë kohë vetëm terroristë të sigurimit të shtetit mund të shkonin në Itali dhe të ktheheshin si dhe kur të donin. Pyetja legjitime shtrohet a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe “brigade rose” kundër borgjezise dhe qeverise se vendit fqinj?!?” – shkruan Berisha, që e njeh mirë atë regjim, pasi ka qenë mik familje tek Enver Hoxha. Tema/