Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 50 persona. Xhaçka në profilin e saj në Twitter shkruan se është e pikëlluar për humbjen e jetëve dhe situatën atje duke shprehur mbështetjen e saj për të prekurit dhe familjet e të ndjerëve. “E pikëlluar thellë nga humbja tragjike e jetëve pas përmbytjeve tragjike në Berlin, Belgium, Germany dhe TheNoherland. Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre” shkruan Xhaçka.
Ndërkohë deri më tani në Gjermani kanë humbur jetën të paktën 42 persona dhe 6 të tjerë kanë vdekur në Belgjikë, ndërsa vijojnë të jenë të zhdukur dhjetëra të tjerë.