Milot Rashica tashmë ndodhet në Angli. Ai është i gatshëm të nisë përgatitjet për sezonin e ri me klubin e ri, Norwich City. Rashica është prezantuar tashmë dhe ka vendosur edhe për numrin që do të bartë sezonin 2021/22. Numri 7 është numri i tij i preferuar, por ai është i zënë dhe kështu, Rashica ka vendosur që të mbajë edhe më tutje numrin shtatë, por duke ia shtuar numrin 1 para.

Pra, sezonin e ardhshëm në Premierligë, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do ta bartë fanellën me numrin 17. Rashica u transferua në Angli nga Werder Bremen dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Norwich Cityn, deri më 2025.