Është rritur sërish numri i viktimave nga përmbytja masive në Gjermani dhe Belgjikë.
Mediat e huaja raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 180. Sipas BBC 156 është numri i viktimave në Gjermani, ndërkohë 24 në Belgjikë.
Ndërkohë numri i të zhdukurve vazhdon të jetë akoma i lartë, që do të thotë se numri i viktimave mund të rritet sërish.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur edhe Zvicrën, Luksenburgun dhe Holandën. Ekspertët e mjedisit shprehen se ngrohja globale bën që shirat të bien në sasi më të larta.