Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur sot me një mesazh solidariteti për përmbytjet në Gjermani.

Ruçi shprehet se “kjo fatkeqësi e papritur e natyrës goditi disa zona të Gjermanisë, vendit mik, partner dhe aleat të Shqipërisë”.

“Shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara dhe u përcjell solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë familjeve të viktimave, qeverise dhe Bundestagut Gjerman, miqve të Shqipërisë, Kancelares Merkel dhe Presidentit të Bundestagut Schäuble. Shpreh bindjen se Gjermania, kjo lokomotive ekonomike dhe politike e Europës do t’i kapërcejë sa më shpejt pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore.”, shprehet kryeparlamentari Ruçi.