Reagimi i Sali Berishës ndaj deklaratës së Ambasadores së SHBA në Tiranë është produkt i një të vërtetë të madhe. Nuk lidhet me origjinën e Saliut si malsor, nuk shpreh gjëndje emocionalet apo kyeneçësi të Tij, nuk është refleks trimërie apo dinjiteti.

Qëndrimi i Tij kurrësesi nuk buron së brendshëmi nga ndjenja e nje qenie njerezore. Jo! Përtej gjithçkaje që ne mund të mendojmë, qëndron një fakt i thjeshtë. Sali Berisha nuk ikën sepse nuk e lenë të ikë. Ata që e peshkuan dhe e servirën në udhëheqje të proçeseve demokratike, e kanë prangosur duar e këmbë, mendjen dhe shpirtin ia kanë mbyllur në kutinë pengut e të shpagimit. Ish kardiologu, i cili kishte humbur dinjitetin, ka mbetur rob i nje misioni të pa përfunduar. Për këtë, Ata nuk e lenë të largohet dhe kjo nuk ka ndodhur sot por prej disa vitesh. Sot ka filluar të luhet seria e fundit e Sagës “Berisha me të tijët”. Për disa vite ia dolën të djegin e shkretojnë Shqipërinë, të bejnë rrush e kumbulla pasurinë e këtij vendi, të vrasin kë e kur të duan dhe çfarë nuk kanë bërë! Por e kanë misionin të pa përmbushur.

uk ia arritën që të ndalin bërjen e Kosovës, nuk e ndanë dot Shqipërinë ne Jug e Veri. Por mbi te tëra nuk ia dolën të mbajnë Shqipërinë larg SHBA dhe BE. Dhe kjo, për ata që e katapultuan Saliun nga bisturia në politikë, është e pa pranueshme dhe dita ditës po kthehet në e pa falshme. E pra ky është halli i Saliut me të tijët. Pra duan të bëjnë edhe një betejë sipas parimit të gjitha për të fundit. O fitore e tyre ose të gjithë të humbur. Të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe të hedhin në det SHBA! Ky është misioni i tyre.

Ata që I’ua kanë ngarkuar nuk bëjnë shaka. Këtë duhet ta kuptojë kushdo shqiptar në Shqipëri apo jashtë saj, sidomos antarët dhe mbështetësit e saj. Të lihen mënjanë emocionet partiake. Duhet kthjelltësi politike, historike e politike. Atdhetarizmi nuk duhet këmbyer me asgjë dhe as për kërkënd! Për këtë çështje janë ndarë edhe vëllai me vëllanë. Qetësisht gjykoni e mos gaboni! Duhet distancim prej këtij tarafi. Le të mbeten një grusht mëkatarësh pa strehë politike e patriotike. Llogaritë e tyre le ti mbyllin vetë. Ta provojnë dhe ta shikojnë ku do mbrijnë. Mjaft më. Vaji i kandilit u sos!…