Pika kufitare e Mavromatit do të jetë e kalueshme 24 orë. Lajmin e ka dhënë Ambasada Greke në Tiranë. Kurse pika kufitare e Mertzianit do të funksionojë nga ora 07:00-19:00, prej 13 korrikut.

Pika kufitare e Mavromatit e kalueshme 24 orë.

Njoftimi i Ambasadës Greke: Sipas Vendimit me Nr. Δ1α Π.οικ.42638/07.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2978) pika kufitare e Mavromati tashmë funksionon gjatë 24 orëve pa limit maksimal të personave që lejohet të hyjnë, ndërsa edhe pika kufitare e Mertziani do të funksionojë nga data 13/07 nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë.

Kushtet për të hyrë në Greqi mbeten të njëjta me ato që ishin të vlefshme deri tani.