Presidenti, Ilir Meta, Keshilltari i tij, Tedi Blushi, duke dale pasi ka votuar tek QV ne Kopshtin nr.31, ne Tirane, per zgjedhjet parlamentare te 25 prillit, 2021. Ne Shqiperi ka nisur votimi i qytetareve per zgjedhjet parlamentare, te cilat do te percaktojne perberjen e re te Kuvendit te Shqiperise, si dhe partine qeverisese ne kater vjetet e ardhshme./r/n/r/nAlbania's President Ilir Meta, his Advisor, Tedi Blushi leave after casting vote during the Parliamentary elections at a polling station in Tirana on April 25, 2021. Albania holds general elections with the center-left sitting prime minister of the Socialist Party running for a third mandate, and facing a challenge from a dozen parties united behind the main opposition Democratic Party. The poll is seen as vital for the country's ambitions to join the European Union after an acrimonious campaign marred by a deadly gunfight between supporters of rival parties.

Nikoll Lesi vazhdon talljen me Ilir Metën. Ai shkruan se në Presidencë ka plasur sherri, pasi kanë mbaruar dekoratat.

“Në Presidencën e Republikës ka plasur sherri sot në mesditë. Presidenti ka plan mujor për dhënie dekoratash, por administrata nuk e ka parashikuar dhënien pa hesap të dekoratave nga kryetari shtetit I.M.

Kur kanë shkuar në magazinën e Presidencës për të marrë dekorata me çanta, nuk kishte më! Atëhere u dha alarmi: Prodhoni 2 milionë dekorata për çdo shqiptar! Me shumicë! Ndërkohë i nisën një sms një sahanlëpirsi, diku afër sheshit Wilson, që të bënte statuse në facebook ndaj çdokujt që do shkruajë për mungesën e dekoratave në presidencë. Këto ditë derisa të prodhohen me shumicë dekoratat e reja, presidenti do bëjë pushim”, shkruan ai.

Kuptohet, që kemi të bëjmë me ironi, pasi Ilir Meta mund të shpërndajë dekorata sa të dojë, për sa kohë është president.