Një 15-vjeçare është shpëtuar nga dy qen roje shpëtimi në bregdetin e Palinuros në Itali.
Adoleshentja, ishte zhytur në ujë nën shoqërinë e disa miqve, kur deti e tërhoqi në thellësi nga rrymat e forta. Për ta shpëtuar të renë, në det u lëshuan me shpejtësi dy qentë të llojit Labrador, të quajtur Igor dhe Luna.
Ata, kanë mundur ta shpëtojnë të renë dhe ta nxjerrin shëndoshë emirë në breg.
Ky moment është fiksuar në një video, të publikuar në “Facebook”, për më shumë ju ftojmë ta ndiqni.