Vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore. Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.

Në 24 orët e fundit janë kryer 8,609 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,052,108 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Ndërsa duke nisur nga e hëna, datë 19 korrik deri më 25 korrik, nis java e hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç. Me kartën e identitetit, çdo qytetar mund të paraqitet në qendrën më të afërt të vaksinimit ose në qendrën e tij shëndetësore për t’u vaksinuar.