“Dashuria juaj më bën të jetoj. Ju përqafoj dhe ju uroj një verë në normalitet”, ky ishte postimi i fundit i Raffaella Carrà-s më 18 qershor në ditën e lindjes së saj. Si një stuhi ishte sot lajmi për ndarjen e saj nga jeta. Ndikimin që ajo pati me artin e saj më së miri e përshkroi me fjalë Renzo Arbore:

Raffa ishte vajza më e dashur e ekranit, me dhjetëra programe televizive, këngë hite dhe filma të paharruar. Të paktën tre breza janë rritur me të.

Ajo e mbajti të fshehtë sëmundjen e saj. Mbretëresha e televizionit italian kishte kohë që ishte larg ekranit, pasi vuante nga kanceri i mushkërive. Japino, partneri i saj tregoi se vullneti i hekurt nuk e braktisi deri në fund, duke u siguruar që asgjë nga vuajtjet e saj të mëdha të mos dilte në media. Ajo donte të mbahej mend ashtu sikurse u shfaq prej një jete në televizion, e qeshur.