Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Shpirti”, ku forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle në banesa dhe kanë a rre stuar persona. Po ashtu janë bërë publike edhe fotot e pesë personave të a rr estu ar.
Policia thotë se në këtë operacion janë angazhuar 200 efektivë nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 a r më zjarri dhe rreth 60 mijë euro.
Njoftimi i policisë/ Pamje nga operacioni ndërkombëtar i koduar “SHPIRTI”, për goditjen e tr af ikut nd ërk ombë tar të lë nd ëve nar ko ti ke, ko rr up sio nit dhe pa strimit të parave.
Për ekz ekut i min e masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Ko rr upsi onin dhe Kr i min e Organizuar, në kuadër të operacionit “SHPIRTI”, janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.
Operacioni është zhvilluar në kushte të larta sigurie për forcat policore pjesëmarrëse, në të njëjtën kohë në të gjitha qarqet, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuara nga Gjykata.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 a r më zjarri dhe rreth 60 mijë euro. Interpol Tirana dhe Fast Albania po bashkëpunojnë me homolgët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij operacioni.
Edhe në këtë operacion Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm të lartë dhe besueshmëri te partnerët, e shprehur kjo edhe gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e SPAKU-t, nga krerët e policive dhe agjencive ligjzbatuese pjesëmarrëse në këtë operacion.
Sigurojmë qytetarët dhe homologët se Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të punuar dhe bashkëvepruar me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin, evidentimin, hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar në cilëndo fushë që ai shfaqet.