Rreth 152 kompani pulieze të sektorëve, agroushqimor, turizëm dhe modë/fashion si dhe kompani konfeksioni CMT System, do të takohen me 46 partnerë biznesi nga Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi me datën 8 dhe 9 korrik në platformën www.virtualx.it.
Në këtë event, Unioncamere Puglia-Tirana Branch ka mundësuar, nëpërmjet një proçedure seleksionimi pjesëmarrjen në takimet B2B me operatorët pugliezë të një numri të konsiderueshëm kompanish shqiptare.
Nën drejtimin e Z. Luigi Triggiani, gjatë 20 vjetëve të ekzistencës së saj Unioncamere Puglia – Tirana Branch ka asistuar me mijëra kompani pulieze dhe jo vetëm (rreth 400.000 kërkesa nga kompani të ndryshme për të cilat është dhënë asistencë e kualifikuar; 113 kompanitë e regjistruara pranë QKB-së, rreth 20 ML euro investime në teknlogji, lëndët ë para, zgjidhje inovative, patenta, dhe qindra kompani shqiptare dhe profesionistë të asistuar, duke lehtësuar dhe duke forcuar kooperimin ekonomik ndërmjet Puglia-s dhe Shqipërisë.
Gjatë këtij eventi 2 ditor, kompanitë e sektorit agroushqimor do të takohen me shitësit e produkteve ushqimore, me ndërmjetësuesit dhe me struktura hotelerie të mëdha.
Nga ana tjetër, operatorët turistikë do të prezantojnë territorin e Puglia-s, duke ia propozuar atë, linjave të lundrimit dhe agjencive turistike të udhëtimit.
Më në fund, moda “Made in Puglia” do të do të ketë mundësinë të kontaktojë drejtëpërdrejt dyqane, zinxhirë shitjesh të artikujve të modës si dhe nënkontraktorë të mundshëm nga Ballkani.
Virtual X financohet nga tre projekte komunitare: BRE (Interreg Italia-Albania-Montenegro), THEMIS e FRESHWAYS (Interreg Grecia-Italia 2014-20).