Esmerald Xhafa, 27 -vjeç është arrestuar nga policia angleze në Boroughbridge, pasi ishte akuzuar nga gjykata për posedim droge dhe prodhim kanabisi. I riu shqiptar, kur vu re se po ndiqej nga policia, la makinën dhe u arratis në këmbë, në një fushë buzë autostradës, ndërkohë që policia angleze e ndoqi me helikopter, derisa arriti që ta prangoste.
Pas kontrolleve në mjetin e tij tip ‘BMW,’ u gjetën mbi 15 kg kanabis dhe 273 paund. I riu ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit dhe ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të policisë.
Pas arrestimit, policia kreu kontrolle edhe në apartamentin ku jetonte 27-vjeçari, ku ka gjetur 56 bimë kanabisi në papafingo. Avokati mbrojtës i Xhafës, tha se shqiptari ndodhej në Angli për një jetë më të mirë, për veten dhe familjen e tij dhe për këtë arsye u përfshi në një bandë të organizuar-kriminale.
Avokati tha se ai ka tentuar disa herë të hiqte dorë, por eprorët, e detyronin të qëndronte i nënshtruar ndaj tyre dhe të mos braktiste ‘shtëpinë e barit’ ku punonte. Pas këtyre dëshmive, gjykatësi Simon Hickey vendosi ta dënojë shqiptarin me 28 muaj burg.