Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e pyetur nëse shkollat do të rifillojmë mësimin si normalisht në shtator, tha se një vendim i tillë do të merret në varësi të situatës epidemiologjike.
Në konferencën për shty të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli u shpreh se nëse situata epidemiologjike në shtator do të jetë sikurse tani, nuk ka asnjë arsye për hapjen normalisht të shkollave dhe fillimin e mësimit nëpër klasa. Po ashtu ajo përmendi edhe faktin se tashmë stafi pedagogjik është vaksinuar, gjë që e bën më të sigurt zhvillimin e mësimit në klasa.
“Të gjitha vendimet ne i marrim me situata konkrete epidemiologjike, nëse do vijojmë me të njëjtën situatë, nuk ka asnjë arsye që shkollat mos fillojnë normalisht sikurse do të fillojë, aq më tepër që arsimtarët janë vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë personat me të cilët jetojnë të vaksinuar. Por do të shikojmë se si do të jetë situata epidemiologjie dhe në varësi të saj do të jetë vendimi për shkollat”, u shpreh Rakacolli.