Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka inspektuar ditën e sotme punimet në kalanë e Ali Pashë Tepelenës.

Punimet kanë sjellë ndryshim dhe kanë nxjerrë në pah muret e kalasë, të cilat ishin të mbuluara nga ndërtesat pa leje.

“Tepelenë, Mbresëlënës ndryshimi i kalasë së Ali Pashë Tepelës, një perlë e Trashëgimisë Sonë Kulturor”, ka shkruar Rama.