Raporti i vitit 2021 për Shqipërinë i Departamentit Amerikan të Shtetit vlerësoi revolucionin digjital në vendin tonë, duke vënë në dukje se 95 % e shërbimeve publike ofrohen online. Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj duke sjellë në vëmendje këtë fakt theksoi se “e-Albania mori vlerësim nga raporti prestigjoz “Investment Climate 2021” i DASH”.

“Shqipëria është model në qeverisjen digjitale! Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, është fakt që 95 % e shërbimeve publike ofrohen online dhe revolucioni digjital do frenojë korrupsionin. Ky certifikim jep më shumë besim tek investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri!”, u shpreh Karçanaj. “Nga marsi 2021, 95 % e të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset ishin në dispozicion online përmes portalit e-Albania. Platforma ofroi më shumë se 1200 shërbime për qytetarët dhe bizneset. Digjitalizimi i shtuar i shërbimeve pritet të frenojë korrupsionin duke kufizuar kontaktet e drejtpërdrejta me zyrtarët e administratës publike”, thuhet në raportin e DASH, “Investment Climate 2021”.