Partia Socialiste e konsideron raportin e OSBE-ODIHR-it si një vlerësim të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një deklarate, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se ky është vlerësimi më i mirë i bërë ndonjëherë.
“Merita i takon qytetarëve shqiptarëve që shprehen vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushatën e zgjedhjeve. Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste.
Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR në vendin tonë.
Angazhimi ynë si forca më e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër”, tha ndër të tjera z. Pëllumbi.