Italia më shumë mund arriti që të shkojë në finale të Euro 2020 duke eliminuar Spanjën me penallti pas 120 minutave lojë Pas ndeshjes, trajneri Roberto Mancini ka folur për mediat derisa e ka cilësuar këtë si njërën prej ndeshjeve më të vështira të Italisë në këtë turne.

“Të tilla janë penalltitë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Spanja është ekip i shkëlqyer, ata luajnë shumë mirë. Bëmë një ndeshje të mirë. Jo si zakonisht, por e dinim se do të vuanim. Spanja na vuri në vështirësi, më pas gjetëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë”, tha Mancini. Duke folur për atë se fitorja e Italisë ishte si ato të Italisë së dikurshme, Mancini ka dhënë një përgjigje interesante. “Skuadrat e futbollit sulmojnë dhe mbrohen. Edhe ne patëm mundësi shënimi. Ishte ndeshje mes dy ekipeve të shkëlqyera. Merita është e djemve, por nuk ka mbaruar akoma. Duhet të rikuperohemi dhe të bëjmë gati finalen”, ka thënë ai.