Në këto kohë krize, me nevojën për të ekuilibruar financat, Real Madridi është detyruar të sakrifikojë Varane. Për më tepër, ka sakrifikuar krejt pjesën qendrore të mbrojtjes, me të cilën ka fituar tre Champions-it e fundit (i pari i serisë prej katër emrash që u largua ishte Pepe). Së pari la Ramos që të shkojë si lojtar i lirë te PSG për të kursyer 12 milionë euro (neto) të pagës së tij.
Tani, transferimi i Varane te Manchester United është pothuajse një fakt i kryer sipas “AS”. Ky “biznes” pritet të mbyllet me diçka mes 50 dhe 55 milionë eurove. Çështja e Varane është shumë e ndryshme nga ajo e Ramos. Francezi është plotësisht në fuqi, në rastin më të mirë, në moshën 28 vjeç. Nga ana tjetër, Ramos ishte 35 vjeç dhe po hedh hapat e fundit në karrierën e tij.
Nuk kishte asnjë lojtar tjetër në skuadër me një fillim më të mirë se qendrori francez, kampion bote në vitin e fundit të kontratës së tij dhe duke kërkuar rinovimin e merituar me rritje page. Real Madridi do të bëjë një shitje të madhe pikërisht kur ka më shumë nevojë. Transferimi i Varane te “Djajtë e Kuq” është çështje orësh, sepse Varane nuk dëshiron të fillojë stërvitjen me Ancelotti dhe më pas të shkojë te Solsjkaer. Ai do të pozicionohet në top-5 transferimet kushtueshme, të bëra nga klubi i bardhë (hyrje dhe dalje).
Në fakt, ka shumë gjasa që ai të pasojë Cristiano Ronaldon te Juve (100 milionë), Morata te Chelsea (80) dhe Di María te Manchester United (75). Varane, i cili erdhi në “Bernabeu” në moshën 17 vjeç nga Lens, me rekomandimin e Zidane, e krijoi aty legjendën e tij… Largimi i trajnerit francez nga Real Madridi ka qenë gjithashtu vendimtar në largimin e pritshëm të tij.