Sllovakia ia ka kthyer mbrapsht Rusisë vaksinat anti-Covid “Sputnik-V” pas refuzimit masiv për bërjen e tyre. Autoritetet sllovake ia shitën Rusisë për 9.5 USD njësia 200 000 vaksinat e blera më herët nga qeveria.
Blerja e vaksinave rusepa transparencë dhe pa miratimin e Autoritetit Farmaceutik të Sllovakisë ( SUKL) u kthye në një çështje debati në vend duke detyruar kryeminsitrin edhe që të largohet nga qeveria. Më pas, ky i fundit u rikthye në cabinet si ministër i Financave, megjithatë dëmi ishte bërë. Krahas autoriteteve, vaksina ruse pati edhe një refuzim masiv në popullsi duke bërë që 200 000 dozat e blera në mars të mos përdoreshin duke u kthyer mbrapsht në vendin e origjinës.