Një grup aktivistësh që prezantohen si “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, krahas aktivitetit fizik ushtrojnë oponencën e tyre edhe në rrjetet sociale. Ata kanë një organ zyrtar në Facebook me emrin “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare”, ku komunikojnë herë pas here me qytetarët. Ndërkohë, në një vëzhgim të replikave shohim që gjuha e përdorur nuk ka asnjë lidhje me vlerat që mëton të përcjellë tetatri.
Më poshtë po përcjellim disa replika ku fjalori nuk ka as pak lidhje me artin dhe kulturën. Le të kujtojmë, se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tashmë ka si drejtues vëllezërit Budina si dhe aktivisten Adriana Kalaja.