Sipas të gjitha gjasave Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi edhe për të paktën edicionin 2021/22. Ishte vet Ronaldo që shprehu dëshirën për të vazhduar me “Zonjën e Vjetër”, por edhe kishte mungesë të ofertave.

Megjithatë, ishte vet ylli portugez që të dielën publikoi një fotografi me kostum blu dhe pranë veturës Rolls Royce, ndërsa ajo që ra në sy ishte përshkrimi që i vuri fotografisë. “Mëngjesi i vendimit” – shkroi Ronaldo.