Tirana Airport Partners informon të gjithë pasagjerët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Francës dhe Zvicrës se mund të hyjnë lirisht në këtë dy shtete, nëse ata janë të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave).

Në rast se pasagjeri nuk është i vaksinuar me një nga këto vaksina, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

“Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet. Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes”, bën të ditur TIA.