Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë në Samitin Global të Arsimit në Londër. Kushi u shpreh se se në këtë samit vëmendja e përfaqësuesve më të lartë nga e gjithë bota u përqendrua tek arsimi cilësor për çdo fëmijë. Kushi tha se, kjo është mënyra më e mirë për t’u ringritur të gjithë së bashku më të fortë pas pandemisë. “E nderuar sot të merrja pjesë në Samitin Global të Arsimit në Londër, ku vëmendja e përfaqësuesve më të lartë nga e gjithë bota u përqendrua tek arsimi cilësor për çdo fëmijë, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u ringritur të gjithë së bashku më të fortë pas pandemisë”, u shpreh Kushi.
Gjatë vizitës në Londër, Kushi mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Anne, në kuadër të Samitit Global për Arsimin, ku marrin pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë, homologë dhe partnerë nga vende të ndryshme të botës.