Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër rritje e numrit të të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e fundit të ministrisë bëhet me dije se nga 4.582 testime janë regjistruar 74 raste të reja me koronavirus.
Prej rasteve të reja 16 janë në Shkup, 15 Tetovë, Kumanovë 8, Gostivar 7, Manastir 6, Kërçovë 5, Dibër 4, Strumicë 3, Prilep, Shtip dhe Sveti Nikole 2, Ohër, Gjevgjeli, Radovish dhe Berovë nga 1 raste.
Po ashtu janë regjistruar edhe 17 pacientë të shëruar dhe dy të vdekur nga Shkupi dhe nga Kërçova. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 156.299 pacientë me coronavirus, ku 150.350 pacientë janë shëruar dhe 5.493 kanë humbur jetën.