Rritja e kërkesës si në tregun vendas ashtu edhe për eksport sjellë rritje të investimit të bizneseve.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi zhvilloi një vizitë në një biznes, i cili falë rritjes së kërkesës në tregun vendas dhe të huaj është riorganizuar me investime të mëtejshme në makineri moderne dhe ambiente të reja e të zgjeruara.

“Rikthehem në sipërmarrjen e Sulos pas disa kohësh, tashmë të riorganizuar me investime të mëtejshme në makineri moderne dhe ambiente të reja e të zgjeruara”, tha Shalsi.

“Shumë entuziast teksa më tregonte që kishte rritje të kërkesës si në tregun vendas ashtu edhe me vendet ku ai kryesisht eksporton. Kjo e kishte motivuar të vazhdonte investimin duke shtuar edhe linjën e re të përpunimit të aluminit outdoor”, u shpreh Shalsi.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj sipërmarrës si Sulo, që me energjinë dhe përkushtimin, na nxit për të qenë akoma më afër shqetësimeve dhe krijimit të lehtësirave për biznesin”, theksoi ministri Shalsi.