Ukraina nuk ka luajtur kurrë një gjysmëfinale Europiani dhe sonte do të bëjë maksimumin për t’ia dalë. Përballë është Anglia e Southgate, një ndër favoritet për triumfin final në Euro 2020.
Dueli çerekfinal do të luhet në “Olimpico” të Romës (21:00). Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka analizuar përballjen ndaj kombëtares ishullore, duke theksuar se beson te kualifikimi.
“Anglia është një nga skuadrat më të mira të Europianit, por ne e kemi treguar gjatë këtij kompeticioni se kemi karakter.
Gjithsesi, pavarësisht vështirësisë së madhe, unë e di mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë djemtë e mi. Nevojiten shumë liderë dhe ne kemi të tillë.
Lojtarët po presin me padurim të zbresin në fushën. Nuk luhet ndeshja në ‘Wembley’? Më mirë kështu“, përfundon ish-fituesi i “Topit të Artë” me Milanin.