“Gjithçka që ke” është romani më i shumëpritur i vitit. Por ky roman ka kohë që po vjen. Enkelejd Lamajnjihet nga të gjithë si shkrimtari i parë dhe i vetëm që sfidon lexuesin me tregimet dhe romanet e tij të frikshëm. Pas tre përmbledhjeve me tregime horror dhe dy romaneve, më i fundit “Ajo e errëta”, që tashmë është duke u kthyer edhe në filmin e parë hor ror shqiptar, Enkelejd Lamaj vjen me një roman thri ller, i cili na rrëfen një histori ngjethëse, plot terror mizor e tension të lartë, që është sa e pabesueshme, aq edhe e errët dhe e zymtë.
Kur shkrimtarja Adelina Hoxhaj zgjohet në një shtrat spitali, ajo nuk e mban mend se përse ndodhet aty dhe se çfarë ka bërë, por edhe kur ia tregojnë, ajo përsëri nuk e beson, derisa shkon në shtëpi dhe shikon dhomën e kthyer përmbys, mobiliet e shkatërruara dhe fjalët e shkruara me gjakun e përtharë: Gjithçka që ke!Dalëngadalë, jeta e saj do të kthehet përmbys e, bashkë me të, edhe jeta e krejt kryeqytetit. Paralel me të, mes kaosit dhe mizorisë së pashembullt, gazetarja Sidorela Ejlezi do të ndjekë ambicien dhe dëshirat e saj, por me çfarë çmimi? Kurdoherë që ekziston një skenëe frikshme, si disa syresh që eksploron ky roman, pyesim veten: vallë ne ikërkojmë vetë detajet më të tmerrshme? Po pse, ose po pse jo? A nuk mjafton thjesht një britmë nga ana tjetër e një dere të mbyllur për të na bindur se diçka e tm er rshme është duke ndodhur? Por me shkrimtarin Enkelejd Lamaj asgjë nuk mjafton. Dhe gjatë romanit “Gjithçka që ke”, dera do të qëndrojë e hapur dhe diçka në shpirtin tonëdo të prishet. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një v ra s ës serial. Tani e ka! E quajnë Flutura e Zezë. Ai është një v ra së s i paskrupullt, i cili hyn në shtëpitë e v ikt im ave dhe i ma sak ron, duke u gj ymtuar organet në mënyra mi zo re. Por ai nuk mjaftohet vetëm me të gjallët. Ai nuk lë rehat as të vd ek ur it. Firma e tij është pikërisht një flutur e zezë, e fiksuar me gozhdë në qafën e vi kti m ës. Dhe teksa te r rori vërshon mbi kryeqytet dhe krejt vendin, e vetmja mënyrë që të gjendet dhe ndaletky vr as ës serial, është që dikush të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët e harruara të së shkuarës, pavarësisht nëse ato gjarpërojnë drejt një fundi shka të rrues.
Bëhet e qartë, dhe jo për herë të parë, që Enkelejd Lamajtë çon me GJITHÇKA QË KE në territore shqiptare, gjithnjë e më të largëta e asnjëherë të shkelura më parë, ku frika dhe makt het zor se tejkalohen lehtësisht (në qoftë se mund të tejkalohen). Romani “Gjithçka që ke” botohet nga shtëpia botuese “Arka e Noes” dhe do të gjendet në librari prej datës 14.9.2021.Deri atëherë, romani mund të rezervohet online me -30% ulje, përmes faqeve dhe profileve zyrtare të autorit dhe shtëpisë botuese.