Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka. Prej një viti Ruka vuante nga një sëmundje në zemër. Poezi, dashuri, fëmijëri! Këto 3 fjalë mund të përshkruajnë një njeri dhe një poet si Petrit Ruka dhe poezinë e tij.

Petrit Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё. 1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005

Ka botuar: 1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978. 2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983 3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990 4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000. 5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003 6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008 7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009 Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.