Të gjithë kanë aftësinë të manipulojnë të tjerët për të marrë gjërat që duan. Edhe ti manipulon, edhe pse mund të mos jesh i vetëdijshëm. Disa njerëz manipulohen lehtësisht, ndërsa të tjerët kanë më shumë rezistencë. Narcizistët janë manipulues të mëdhenj dhe kanë vetëm interesat e tyre në mendje, edhe pse hiqen sikur janë vetëmohues. Si manipulon çdo shenjë?
Dashi-Ata janë manipulues të pamëshirshëm dhe nuk dorëzohen. Janë kokëfortë dhe konfrontues. Nuk u intereson asgjë për sa kohë marrin atë që duan. Mund të fshihen pas një buzëqeshje.
Demi-Ata mund të luajnë viktimën, t’ju tregojnë një histori dhimbjeje, ose nuk do t`ju thonë asgjë, por do shfaqen sikur janë rrahur nga gjithë bota.
Binjakët-Gjëja më manipuluese që bën Binjaku është të shtrembërojë të vërtetën. Me fjalë të tjera, ata gënjejnë. Ata mund të thonë se do të bëjnë diçka dhe nuk e bëjnë, ose mund të thonë se një situatë është e tmerrshme kur në të vërtetë nuk është kështu.
Gaforrja-Gaforrja i ekzagjeron gjërat. Nuk është gënjeshtër dhe as po luan viktimën; Thjesht po i bën gjërat të duken më keq sesa janë. Kur ndahen nga partneri nuk janë thjesht të trishtuar për këtë fakt. Ata janë të shkatërruar dhe të bindur se nuk do ta gjejnë kurrë më dashurinë.
Luani-Gjëja më manipuluese që bën Luani është të minimizojë sjelljen e tij. Luanët janë të sigurt, por ndonjëherë egoja e tyre i bën të bëjnë gjëra që mund të kenë pasoja negative për të tjerët. Luani nuk e pranon.
Virgjëresha-Virgjëresha është indirekte kur bëhet fjalë për dëshirat e saj. Ato jo gjithmonë dalin dhe thonë atë që dëshirojnë, por bëjnë sugjerime të paqarta.
Peshorja-Kur Peshoret manipulojnë, ato veprojnë sikur nuk dinë ta bëjnë diçka ose nuk kanë aftësitë e nevojshme në mënyrë që dikush tjetër ta bëjë atë për ta. Bëjnë gjithmonë sikur nuk e dinë për çfarë po flisni.
Akrepi-Gjëja më manipuluese që bën Akrepi është që të të duket si një gabim i madh nëse u del kundër atyre. Nuk ndryshon shumë nga abuzimi emocional.
Shigjetari-Gjëja më manipuluese që bën Shigjetari është të qenit shumë i mirë. Ju mund të pyesni veten se si të qenit shumë i mirë është manipulim, por është fakt që ata marrin rezultate.
Bricjapi-Bricjapi përdor njohuritë dhe aftësitë si një mënyrë për ta detyruar dikë të bëjë atë që dëshiron. Duke e bërë dikë të ndihet i paaftë, Bricjapi mund t’i bëjë ata të ndjekin planin e tyre.
Ujori-Ujori zhduket për t`ju manipuluar. Në një çast janë të pranishëm, duke iu përgjigjur mesazheve tuaja në kohën e duhur, në një moment ka heshtje totale. Kjo mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Peshqit-Gjëja më manipuluese që bëjnë Peshqit është të mos marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Nuk është faji i tyre që diçka ka ndodhur ose që dikush është mërzitur. Peshqit thjesht po bënin gjërat e tyre dhe ishin të zënë.