Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 155 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin. Drejtoritë Rajonale të AKU-së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve, njoftoi AKU.

AKU thekson se, gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 50 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë të librezës shëndetësore të personelit, tejkalimit të afatit të planit DDD, mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. AKU nënvizon se janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.

Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 31 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme, shton AKU. AKU fton qytetarët që të kontaktojnë për çdo problematikë.